Lidhje

Bush: pjesa më e madhe e Irakut jugor ndodhet nën kontrollin e  forcave të koalicionit - 2003-03-23


Presidenti Bush thotë se pjesa më e madhe e Irakut jugor tani ndodhet nën kontrollin e forcave të koalicionit.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush, e pranoi se ka zona ku vazhdon rezistenca irakiane. Por ai tha se forcat amerikane dhe britanike, po përparojnë me ngadalë por të sigurta drejt arritjes së objektivave në Irak dhe se Sadam Husein po e humbet kontrollin e vendit të tij.

Presidenti Bush, paralajmëroi se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndodhet vetëm në fillimet e një beteje të ashpër.

Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thonë se disa ushtarë amerikanë mungojnë, ndërkohë që një televizion arab tregoi pamjet e atyre që dukeshin se ishin robër amerikanë lufte dhe trupa të vdekur.

Presidenti Bush u tha sot gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se pret që çdo rob amerikan lufte të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe se çdo irakian që keqtrajton robërit amerikanë do të konsiderohet si kriminel lufte.

“Ata duhet të trajtohen si robër lufte, të trajtohen me huamnizëm. Ashtu siç po i trajtojmë ne me humanizëm robërit e tyre.”

Presidenti shprehu keqardhje për për ata që po humbasin jetën në fushën e betejës.

“Ne lutemi për familjet e tyre. I lutemi Zotit të qetësojë ata që sot janë në zi.”

Televizioni satelitor arab, al-JAzeera tregoi pamje të asaj që dukej si marrje në pyetje nga irakianët e 5 robërve amerikanë lufte, përfshirë një femër. Rrjeti televiziv transmetoi gjithashtu pamje trupash të vdekur, me sa duket ushtarësh amerikanë të vrarë në Irak.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, e pranoi se disa ushtarë amerikanë mungonin në Irak, dhe shefi i shtatmadhorisë, Richard Meyers, tha se besonte që mungonin më pak se 10 ushtarë. Zoti Rumsfled tha se të paraqesësh robër lufte tek poshtëroheshin është në kundërshtim me ligjin ndërkombtëar.

Një zëdhënëse ushtarake amerikane tha se koalicioni po e shqyrton njoftimin e televizionit al-Jazeera.

//ze//

XS
SM
MD
LG