Lidhje

Arrestohet vrasësi i kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç - 2003-03-25


Kryeministri Zhivkoviç, në një konferencë shtypi njoftoj se policia ka arrestuar dje Zvezdan Jovanoviç, i dyshuar se, më 12 mars, me pushkë me snjper ka vrarë kryeministrin e Serbisë, Zoran Xhinxhiç. Jovanoviç ka qenë zëvendëskomandant i Njësive për Operacione Speciale të policisë serbe, të njohura për shumë krime të kryera gjatë luftërave në hapësirën e ish Jugosllavisë, e veçmas në Kosovë.

Përveç tij është arrestuar edhe Sasha Pejakoviç, gjithashtu pjesëtar i kësaj njësie speciale, i dyshuar se direkt ka marrë pjesë në likujdimin e kryeministrit serb, më 12 mars, në oborin e godinës qeveritare, në Beograd. Kryeministri aktual serb tha se policia ka zbuluar pushkën me snajper të tipit "Hekler koh", të fshehur në tokë në lokalitetin Beogardi i Ri, me të cilën, dyshohet, se është vrarë kryeministri Xhinxhiç.

Zoran Zhivkoviç tha gjithashtu se për shkak të lidhjeve me "klanin kriminal të Zemunit" i dyshuar për vrasjen e kryeministrit, është arrestuar edhe komandanti i Njësive për Operacione Speciale, Dushan Mariçiç i njohue me emrin "Gumar".

Kryeministri ka shprehur kënaqësi me hetimet e deritashme të cilat, siç tha, do të përfundojnë kur të arrestohet të gjithë ata që kanë qenë të përzier në vrasjen e kryeministrti Xhinxhiç, dhe kur ata të nxirren para drejtësisë. Ai ka falendruar policinë serbe, shërbimin serkret, ushtrinë dhe qytetarët që kanë dhënë informata me vlerë organeve të ndjekjes.

Sipas burimeve zyrtare në aksionin e gjërë për të kapur vrasësit e kryeministrit Zoran Xhinxhiç, policia deri dje ka arrestuar 3.682 veta nga të cilët 1.075 janë mbajtur në paraburgim. Mbi 50 veta janë udhëheqës të grupeve të ndryshme mafioze në Serbi, dhe procesi i tyre gjyqësor do të fillojë gjatë kësaj jave.

Policia ende nuk ka mundur të arrestojë drejtuesit kryesor të "Klanit të Zemunit", Millorad Llukoviç – "Legija" ish komandant i njësisë së lartëpërmendur, dhe Dushan Spasojeviç i quajtur "shiptar", të dyshuar për organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç.

//rd//

XS
SM
MD
LG