Lidhje

Kosovë:Arestohen dy persona për sulm kundër dy stacioneve policore - 2003-03-26


Autoritetet e policisë në Kosovë njoftuan sot për arrestimin e dy personave në lidhje me sulmet e së premtes kundër dy stacioneve të policisë në Prishtinë. Ndonëse ata nuk i identifikuan personat e arrestuar, ata thanë se sulmet nuk ishin politikisht të motivuara e as nuk kishin të bënin me ndonjë grup terrorist. Ndërkohë, korrespondenti ynë në Prishtinë, Shefki Morina njofton se Kryeminitri i Kosovës, Bajram Rexhepi tha se takimi i paralajmruar për sot rreth procesit të mbartjes së përgjegjësive nga autoritetet ndërkombëtare në ato vendore është shtyer dhe se ai do të mbahet pas 2 javësh.

//ss//

XS
SM
MD
LG