Lidhje

Lufta në Irak po zhvillohet në disa fronte - 2003-03-27


Pas dy ditësh me stuhi rëre, sot forcat e koalicionit po i shkallëzojnë më tej sulmet ajrore kundër Bagdadit. Pas bombardimeve të mëngjezit, shpërthimet më të fundit ndodhën në mesditë.

Në Irakun Verior, parashutistët amerikane morën nën kontrollin e tyre një baze ajrore, gjatë një operacioni për hapjen e një fronit të ri. Rreth një mijë ushtarë u hodhën mbrëmë me parashuta në një rajon në afërsi të qytetit kurd të Ebrilit.

Zyrtarët amerikanë thonë se parashutistët do të krijojnë një bazë për sjelljen e një nurmi më të madh trupash dhe pajisjesh të rënda.

Në një tjetër zhvillim, ushtarakë amerikanë dhe britanikë thanë se Iraku mund të ketë ekzekutuar 5 robër lufte, të cilët u kapën të dielën në afërsi të qytetit jugor të Nasiriahut, por ata vazhdojnë hetimin për këtë çështje.

Iraku i akuzon forcat e koalicionit për vrasjen e më tepër se 350 civilëve irakianë dhje plagosjen e më tepër se 4 mijë të tjerëve gjatë javës së parë të luftës. Nuk ka patur konfirmime të pavarura për këto shifra. Një zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane thotë se një raketë irakiane që gaboi destinacionin, mund të ketë qenë shkaku i një shpërthimi që ndodhi dje në Bagdad dhe që shkaktoi vrasjen e 14 personave. Zyrtarët irakianë fajësojnë sulmin me raketë të forcave të koalicionit për shpërthimin.

//rd//

XS
SM
MD
LG