Lidhje

OKB-ja e gatshme të rifillojë dërgimin e ndihmave në Irak - 2003-03-28


Njoftohet se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është i gatshëm të miratojë dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare për Irakun, disa orë pasi presidenti Bush dhe kryeministri britanik, Tony Blair, u kërkuan zyrtarëve të OKB-së që të riaktivizojnë programin e Kombeve të Bashkuara naftë-për-ushqim për Irakun.

Kryetari i Komisionit të Këshillit të Sigurimit për sanksionet ndaj Irakut, ambasadori i Gjermanisë, Gunter Pleuger, tha se pret që Këshilli të hedhë në votë një projektrezolutë për rifillimin e programot të OKB-së naftë për ushqim. Ky program parashikon që të ardhurat nga shitja e naftës irakiane të përdoren për blerjesn e ushqimeve dhe ilaçeve për miliona irakianë.

Ndërkohë, zyrtarët e agjencive të nidhmave po përgatiten të ndërmarrin nismën në shkallë botërore për të mbledhur më se dy miliardë dollarë ndihma urgjente për Irakun.//xh//

XS
SM
MD
LG