Lidhje

Lufta në Irak: Përçarja transatlantike - 2003-03-28


Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinger, e cilëson përçarjen midis Gjermanisë e Francës nga njera anë dhe Shteteve të Bashkuara e Britanisë nga ana tjetër, një pikëkthesë historike. Ai thekson se ka ndodhur një çarje në institucionet ndërkombëtare dhe aleancat strategjike.

Dan Hamilton i Qendrës për Marrëdhëneit Ndërkombëtare pranë Universitetit Xhon Hopkins, eshte i njejtit mendim me zotin Kisinger, se në radhët e aleancës perëndimore ka ndodhur një e çarë e thellë.

"Natyrisht, që dëmi brenda Evropës,- thotë zoti Hamilton,- është po aq i madh sa edhe ai në marrëdhëniet transatlantike."

Profesori Hamilton thotë se për evropianët, qëndrimet e njëanshme dhe fuqia e pakufizuar e Shteteve të Bashkuara, janë çështje madhore.

Ted Karpenter i Insitutit Cato, i minimizon dallimet midis Evropës së vjetër, të udhëhequr nga Franca e Gjermania dhe Evropës së re, të përfaqësuar nga vendet ish komuniste, të cilat do të pranohen në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

"Megjithëse vendet e Evropës Qendore dhe Lindore mbajtën anën e Amerikës për sa i përket çështjes së Irakut, ato do të largohen. Ato e dinë se Franca dhe Gjermania luajnë rol kyç përsa u përket çështjeve financiare dhe aspekteve të tjera në Bashkimin Evropian dhe nëse kërkojnë të jenë anëtarë konstruktive të Bashkimit, përsa u përket aspekteve politike, në fund të fundit atyre do t’u duhet të mbajnë anën e Parisit dhe Berlinit e jo të Uashingtonit."

Zoti Karpenter mendon se dështimi Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për të siguruar mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të NATO-s për politikën e tyre ndaj Irakut, do t’i shtyjë amerikanët t’u kushtojnë më pak vëmendje aleancave perëndimore të mbrojtes.

"Ka të ngjarë që pas dhjetë vjetësh,-thotë zoti Karpenter,- Natoja të luajë rol po aq të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare, sa ç’kishte Perandoria Romake në kohën Revolucionit francez. Pra, një rol fare të parëndësishëm."

Majkëll Laden i Insitutit Amerikan Entreprajz, thotë se Gjermania dhe Franca e tepruan me përpjekjet e tyre për të siguruar mbështetjen e vendeve të tjera për qendrimin e tyre.

"Dua të them se ndërhyrja e tyre në puntë e brendhsme të parlamentit turk dhe shantazhi që përdorën për t’i detyruar ligjvënësit turq të votonin kundër kërkesës për të lejuar përdorimin e bazave turke nga forcat amerikane, duke e bërë luftën më të vështirë për ushtarët tanë, është e papranueshme nga çdo pikëpamje."

Zoti Laden mendon se përçarja ndëratlantike do të ketë pasoja serioze. Ted Carpenter i Insitutit Cato thotë se tensioni ndëratlantik do të vazhdojë dhe mund të keqësohet.

"Jam i mendimit, -thote zoti Laden,- se ne po e shikojmë botën në mënyra të ndryshme në shumë pikëpamje, për sa i përket politikës ndaj Irakut, Doktrinës së Sulmeve Parandaluese, Protokollit të Kiotos për Mjedisin, Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, apo konfliktit izraelito palestinez."

Europa, thotë zoti Karpenter, e sheh Amerikën si pro-izraelite, kurse Amerika e sheh Evropën si pro-palestineze. Ekspertët thonë se ndryshimet në insitucione mund të mos ndodhin menjëherë, edhe pse dëmet kanë qenë të mëdha. Timothi Garton Ash, i Univeristetit Oxford shkruan në një artikull të botuar në gazetën "New York Times", se "vetëm gjatë disa javëve të fundit, perëndimi gjeopolitik i Luftës së Ftohtë është shëmbur para syve tanë".// lk //

XS
SM
MD
LG