Lidhje

Tirane: opozita do te paraqese mocion mosbesimi - 2003-03-30


Opozita pritet te paraqese se shpejti ne parlament nje mocion mosbesimi kunder qeverise se kryeministrit Fatos Nano, ne shenje proteste ndaj lidhjeve qe mbajne sipas saj, qeveritaret dhe politikanet e majte me boten e krimit. Drejtuesit e Partise Demokratike njoftuan se do te fillojne te bisedojne edhe me grupet e tjera parlamentare te opozites per ta paraqitur bashkarisht kete ocion, pasi, sipas tyre, korrupsioni i qeveritareve ka marre permasa te medha dhe shume fusha te jetes se vendit jane ne krize, kryesisht per shkak te qeverisjes problematike te te majteve.

Opozita po pergatitet te ndermarre disa masa te tjera krahas mocionit te mosbesimit; ajo do te paraqese projektligje kunder korrupsionit si edhe miratimin me perparesi te nje projektligji per publikimin e pasurive te politikaneve si edhe per konfliktin e interesave te qeveritareve me bizneset qe ata kane. Gjithashtu opozita do te ndermarre firmosjen e nje deklarate nga deputetet per heqjen e imunitetit parlamentar, ne menyre qe te lehtesohet puna e prokurorise gjate hetimeve per korrupsion te ligjvenesve.

Raporti i fundit i Bashkimit Europian pritet te jete objekt i nje debati parlamentar lidhur me kritikat per hapat e ngadalta qe po hedh Shqiperia per marreveshjen e stabilizim - asociimit. Nderkaq Partia Socialiste i ka hedhur poshte akuzat e opozites dhe ka shprehur angazhim per lufte ndaj korrupsionit dhe trafiqeve.

Kryeministri Fatos Nano tha se qeveria sapo ka miratuar krijimin e Gjykates per Krime te Renda dhe Prokurise per Krime te Renda, te cilat e ngrejne ne nje shkalle me te larte luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. Ai tha gjate nje mbledhjeje partiake ne Lezhe se mbetet e hapur ftesa per opoziten ne reformimin dhe forcimin e institucioneve, por drejtues te PD, sipas tij, jane te interesuar te mbajne ndezur konfliktet politike dhe institucionet e brishta. Mbledhja e PS ne Lezhe erdhi menjehere pas aktivit urgjent te PD ne Lezhe, ku u njoftua nisja e nje serie protestash te opozites, ndersa tensioni nderpartiak po rritet gradualisht me afrimin e zgjedhjeve vendore. //ss//

__________________________________________________

XS
SM
MD
LG