Lidhje

Iraku keqtrajton robërit e luftës - 2003-04-01


Sipas njoftimeve të agjencive të lajmeve dhe në kundërshtim me ligjet e luftës, Iraku ka përdorur gratë dhe fëmijët si mburoja njerëzore. Ka patur raste kur disa irakianë janë hequr sikur po dorëzoheshin dhe më pas, kanë hapur zjarr ndaj trupave të koalicionit.

Për më tepër, dhe në kundërshtim me ligjet e luftës, forcat irakiane, besnike të Saddam Husseinit, njoftohet se i kanë ekzekutuar robërit e luftës të kapur nga forcat e koalicionit dhe kanë keqtrajtuar të tjerë.

Ndryshe nga Iraku, që i keqtrajton robërit e luftës, më tepër se 4 mijë robërit irakianë të luftës janë dërguar në kampe të posaçme dhe në se kanë qenë të plagosur, janë çuar nëpër qendra shëndetësore, për t’u mjekuar. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Flajsher, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të koalicionit janë të angazhuar për të mbrojtur të drejat e robërve të luftës që janë kapur nga forcat e koalicionit.

”Ne i kemi trajtuar kurdoherë robërit e luftës në mënyrë njerëzore, sipas kërkesave të marrëveshjeve ndërkombëtare. Në rastin e luftës me Irakun, nuk ka dyshim se robërit e luftës po trajtohen në përputhje me Konventat e Gjenevës.”- tha zoti Flajsher.

Forcat e koalicionit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për plotësimin e nevojave ushqimore të robërve irakianë të luftës, duke patur parasysh këtu plotësimin e preferencave të robërve për ushqime, siç ja lejon feja e tyre. Racionet e të burgosurve janë si ato që u jepen trupave amerikane.

Robërit irakianë të plagosur, kurohen në një anije amerikane në Gjirin Persik, që shërben si spital. Nënkoloneli Garret Kasper, zëdhënës i Komandës Qendore, tha se amerikanët po i kurojnë të plagosurit nga të dyja palët, duke u ofruar atyre shërbim sa më të mirë. Në të njëjtën kohë, tha nënkoloneli Kasper, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të respektojnë identitetin e robërve irakianë të luftës, për të shmangur masat e mundshme ndëshkimore ndaj familjeve të tyre nga regjimi i Sadam Husseinit.

Siç u shpreh koloneli i forcave amerikane Xhon Sharlton, ”Me t’u dorëzuar robërit, ne kemi detyrime ndaj tyre. Ne i kemi bërë këto premtime në fletushkat që kemi hedhur dhe kemi një sërë detyrimesh, të bazuara tek Konventat e Gjenevës. Shtetet e Bashkuara do t’i respektojnë këto detyrime,”-tha koloneli Sharlton. // lk //

XS
SM
MD
LG