Lidhje

Kalendari Historik 2 prill - 2003-04-01


Më 2 prill të vitit 1792, Kongresi amerikan miratoi vendimin për ngritjen e qendrës së parë për shtypjen e parave. Para vitit 1792 kishte disa punishte private që prisnin monedha metalike, të cilat përdoreshin si para në Shtetet e Bashkuara. Këto punishte private prisnin monedha që ndryshonin në vlerë, madhësi dhe ngjyrë, në varësi të rajoneve ku prodhoheshin. Ndonjëherë monedhat e një rajoni nuk pranoheshin në një rajon tjetër. Qendra për prerjen e monedhave në Philadelphia të Pensilvanisë filloi të presë para që ishin të së njejtës madhësi dhe vlerë dhe që pranoheshin në gjithë teritorin e Shteteve të Bashkuara. Qendra të tjera qeveritare për prerjen e monedhave u hapën më pas në Denver të shtetit Colorado dhe në San Francisco të Kalifornisë.

Më 2 prill 1901, veprimtarja kundër pijeve alkoolike, Carrie Nation, u vu në krye të disa grave të tjera për shkatërrimin e një pijetoreje në qytetin Wichita të Kansasit. Grupi i grave kundër alkoolit hyri në pijetore me sopata në duar duke kënduar himne, dhe theu pasqyra, gota, shishe pijesh alkoolike, tavolina dhe karige. Carrie Nation e quajti këtë ekspeditë shkatërruese “fushata e sopatave”. Ajo organizoi demonstrata kundër alkoolit edhe në qytete të tjera të Kansasit, si dhe në shtete të tjera, duke tërhequr mbështetës kudo që shkonte. Megjithëse Carrie Nation arrestohej shpesh, ajo ishte në gjendje t’i paguante gjobat me paratë që fitonte nga fjalimet që mbante kundër alkoolit dhe duke shitur suvenire me sopata. Ajo vdiq në vitin 1911, tetë vjet para ratifikimit të Amendamentit 18-të, që ndalonte prodhimin, shitjen dhe transportimin e pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara. Më vonë, Amendamenti i 18-të u anulua pasi nuk pati efekt. //ad//

XS
SM
MD
LG