Lidhje

Iraku hedh raketë në Kuvajt - 2003-04-01


Zyrtarë ushtarakë kuvajtianë thonë se një raketë irakiane e hedhur kundër vendit të tyre u godit nga një bateri raketash amerikane Patriot.

Zyrtarët ushtarakë thanë se raketa irakiane u godit sot mbi Irakun Jugor. Sirenat e alarmit u dëgjuan për pak kohë në Qytetin Kuvajt, kur u diktua raketa e hedhur kundër Kuvajtit. Pak më pas u dha lajmi se rreziku kishte kaluar.

Iraku ka hedhur mbi dhjetë raketa kundër Kuvajtit që nga fillimi i luftës thuajse dy javë më parë. Pothuajse të gjitha raketat janë rrëzuar nga raketat amerikane Patriot. Vetëm një nga raketat irakiane i shpëtoi sistemit kuvajtian të radarëve dhe ra në një kompleks dyqanesh në afërsi të bregdetit, duke shkaktuar plagosjen e lehtë të dy personave.

//rd//

XS
SM
MD
LG