Lidhje

Në shënjestër Garda Republikane dhe forcat paraushtarake të Sadam Huseinit - 2003-04-01


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të çarmatosur Irakun ka tani në shënjestër forcat më të dëshpëruara të regjimit irakian -- Gardën Republikane dhe forcat paraushtarake të njohura me emrin Fedainjtë e Sadamit. Rezultati është i sigurt. Siç tha presidenti Bush, “Iraku do të çarmatoset. Regjimi irakian do të përmbyset. Dhe populli i shumëvuajtur irakian do të jetë i lirë”. “Sadam Huseini ka torturuar dhe brutalizuar njerëzit e tij për një kohë shumë të gjatë. Ne morrën njoftime kohët e fundit se një desidenti i kishin prerë gjuhën, e kishin lidhur në sheshin e qytetit dhe e kishin lënë të gjakosur për vdekje. Kjo është mënyra se si Sadam Huseini mban pushtetin” tha presidenti.

Për dekada të tëra, regjimi i Sadam Huseinit ka kërkuar të mbjellë frikën në jetën e përditëshme të miliona irakianëve. Regjimi përdor civilët irakianë si mburoja njerëzore. Përkrahësit besnikë të Sadamit bëjnë sikur dorëzohen e më pas qëllojnë mbi forcat e koalicionit që tregojnë mëshirë për ta. Forcat e Sadamit po ekzekutojnë robërit e luftës dhe po vrasin civilët irakianë që po largohen nga Basra. “Kjo bande kriminesh lufte”, tha presidenti Bush, “ është paralajmëruar. Dita kur do të çlirohet Iraku do të jetë gjithashtu dita e drejtësisë”.

Por detyra e koalicionit nuk do të përfundojë me çlirimin e Irakut. Koalicioni është i vendosur të ndihmojë popullin e Irakut të krijojë një qeveri të re, forma e të cilës do të përcaktohet nga kultura e vetë Irakut dhe vullneti i vetë pupullit irakian. Siç tha presidenti Bush:

“24 milion irakianë kanë jetuar shumë gjatë nën dhunën e bandave kriminale që e quajnë veten qeveri. Irakianët janë njerëz të mirë dhe të talentuar. Ata meritojnë më shumë sesa jeta e përulur para një diktatori. Populli i Irakut meriton të qëndrojë në këmbët e tij, me qytetarët e një vendi të lirë”, tha presidenti.

Regjimi i Sadam Huseinit do të përmbyset pavarësisht se sa kohë do të duhet për ta realizuar këtë. Koalicioni do ta mbajë fjalën që i ka dhënë popullit irakian. Iraku do të jetë i lirë.

//rd//

XS
SM
MD
LG