Lidhje

Pauëll niset me mision diplomatik për të përmirësuar marrëdhëniet me Turqinë - 2003-04-01


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, fillon sot një turne diplomatik që ka për synim përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë dhe vende të tjera të rëndësishme të Natos, marrëdhënie që janë ftohur për shkak të luftës në Irak.

Pritet që Sekretari Pauëll të theksojë përsëri qendrimin e Washingtonit kundër veprimeve të pa bashkërenduara ushtarake turke në Irakun verior. Në të njëjtën kohë, pritet që shefi i diplomacisë amerikane të konfirmojë angazhimin amerikan ndaj sigurisë së Turqisë, megjithëse parlamenti turk hodhi poshtë kërkesën që trupat amerikane të dislokoheshin në territorin turk për sulme kundër Irakut.

Më pas, Sekretari Pauëll do të shkojë në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me udhëheqës të Natos dhe të Bashkimit Evropian. Zyrtarë në Moskë thonë se zoti Pauëll do të takohet edhe me Ministrin e Jashtëm rus, Igor Ivanov.

//rd//

XS
SM
MD
LG