Lidhje

Naxhi Sabri: Sadam Huseini është gjallë - 2003-04-04


Ministri i jashtëm irakian, Naxhi Sabri, tha se Sadam Huseini është gjallë. Zoti Sabri i tha të premten Bi-Bi-Si-së se presidenti irakian dhe udhëheqja e vendit janë mirë dhe në kontroll. Ministri i jashtëm irakian nuk pranoi t'i përgjegj drejtpërdrejtë pyetjes nëse ai e kishte parë personalisht Sadam Huseinin.

Më pas, ministri irakian i Informimit, Muhamed Said al-Sahaf, lexoi një deklaratë të lëshuar në emër të udhëheqësit irakian, në të cilën u bëhet htirrje irakianëve të mbrojnë Bagdadin.

Vendodhja dhe gjendja fizike e Sadam Huseinin nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura që nga bombardimi masiv kundër bunkerit të tij në Bagdad natën e parë të luftës, më shumë se dy javë më parë.

//xh//

XS
SM
MD
LG