Lidhje

Cani: Ne ekonomine shqiptare nuk jane vene re ndikime negative nga lufta ne Irak - 2003-04-04


Guvernatori i Bankes se Shqiperise deklaroi sot se ne ekonomine e Shqiperise nuk jane verejtur ndikime te ndjeshme negative nga lufta qe po zhvillohet ne Irak. Ai vuri ne dyshim mundesine e privatizimit,brenda ketij viti, te Bankes se Kursimeve,proces ky qe deshtoi edhe nje vit me pare.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani tha sot gjate nje takimi te zhvilluar ne Universitetin e Shkodres se,deri tani, lufta ne Irak nuk ka patur ndonje ndikim te ndjeshem negativ per ekonomine e Shqiperise. Ai tha se, kryesisht eshte verejtur nje ndikim i vogel ne rritjen e çmimit te naftes dhe nivelin e kembimit valutor. Por guvernatori i Bankes qendrore te Shqiperise paralajmeroi se situata mund te pesoje ndryshime, ne varresi te kohezgjatjes se luftes.

Guvernatori Cani vuri sot ne dyshim privatizimin brenda ketij viti, te Bankes se Kursimeve,megjithse u shpreh se mbeshtet nje privatizim sa me te shpejte te saj. Ne privatizimin e kesaj banke, tha guvernatori Cani, duhet te perfshihen sa me shume investitore te huaj,gje qe mund te realizohet ne kushtet kur ekonomija boterore te kete marre rrjedha pozitive

Pra, ne rastse ekonomia boterore,siç pritej dhe ende nuk eshte percaktuar qe, ne 6 mujorin e dyte nuk do te kete rritje, ose nuk do te kete permiresimet e pritura,atehere do te duhet qe edhe procesi i privatizimit te njohe nje shtyrje te lehte,ndoshta per vitin tjeter. Megjithate te shpresojme se ekonomia boterore do te marre per mbare dhe ne ta bejme privatizimin e saj sa me shpejt. Vitin e kaluar deshtoi privatizimi i Bankes se Kursimeve te Shqiperise dhe qeveria shqiptare, ka programuar vazhdimin e ketij procesi gjate ketij viti.

XS
SM
MD
LG