Lidhje

Forcat afgane morën nën kontroll një bazë malore talebane në Afganistanin jugperëndimor - 2003-04-04


Forcat afgane nën udhëheqje amerikane morën nën kontroll një bazë malore talebane në Afganistanin jugperëndimor, duke vrarë 8 luftëtarë talebanë dhe duke zënë 15 të tjerë robër. Baza ishte në malet Torghar në veri të qytetit Spin Boldak në provincën jugore të Kandaharit.

Të mërkurën forcat amerikane përdorën fuqi masive ajrore kundër bazës pasi një ekip i forcave speciale amerikane u bë objekt sulmi. Një zëdhënës i forcave ushtarake amerikane tha se ka prova se disa individë që dyshohen si luftëtarë talebanë mund të kenë shpëtuar.

Ai tha gjithashtu se një patrullë amerikane kapi gjashtë vetë si dhe 2 raketa-lëshues dhe dy mitrolozë në afërsi të një baze në Asadabad të provincës Kunar pranë Pakistanit.

//ze//

XS
SM
MD
LG