Lidhje

Koreja e Veriut: OKB-ja të mos merret me çështjen bërthamore - 2003-04-05


Koreja e Veriut thotë se nuk do të marrë parasysh asnjë rezolutë të Kombeve të Bashkuara për programin e saj bërthamor. Agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve tha të shtunën se çështja bërthamore e Gadishullit Korean nuk është një problem me të cilin duhet të merren Kombet e Bashkuara dhe Pheniani do ta deklarojë të pavlefshme çdo rezolutë të OKB-së mbi këtë çështje. Agjencia e lajmeve tha gjithashtu se ndërhyrja amerikane në Irak i ka paralizuar krejtësisht funksionet e Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet të mërkurën për të diskutuar çështjen bërthamore të Koresë së Veriut. //az//

XS
SM
MD
LG