Lidhje

Një korrespondent i rrjetit televiziv amerikan NBC vdiq ndërsa mbulonte luftën në Irak - 2003-04-06


Një korrespondent i rrjetit televiziv amerikan NBC vdiq ndërsa mbulonte luftën në Irak. David Bloom ra sot pa ndjenja në jug të Bagdadit. Ai u dërgua menjëherë me aeroplan në një klinikë aty afër, ku vdiq nga bllokimi i gjakut në mushkri. Zoti Bloom ishte 39 vjeç.

Shtëpia e Bardhë tha se presidentit Bush i vjen shumë keq për vdekjen e David Bllomit, ashtu siç i vjen shumë keq për të gjithë personelin e ushtrisë e të tjerë, që kanë humbur jetën gjatë konfliktit. Të paktën 5 gazetarë të tjerë kanë humbur jetën duke mbuluar luftën.

Ndërkaq, trupa britanike në Irakun jugor kanë gjetur mbeturina të qindra kufomave në një qendër të braktisur ushtarake pranë qytetit Basra dhe fotografi të frikshme të vrarësh.

Irani thotë se trupat janë të ushtarëve iranianë të vrarë gjatë luftës Iran-Irak ndërmjet viteve 1980-1988. Kryetari i komisioni iranian për kërkimin e ushtarëve të humbur në luftë thotë se trupat janë zhvarrosur kohët e fundit, por se lufta në Irak pengoi përpjekjet për kthimin e trupave në Iran.

Një oficer britanik thotë se ndërtesa e cila ndodhet në fashtin Zubair përmban 200 arkivolë druri. Brenda tyre ndodhen thasë plastmasi me eshtra. Bashkë me arkivolët, trupat britanike gjetën albume me fotografi të zbehura të trupave, shumë prej të cilëve duket se janë qëlluar me armë zjarri në kokë. Një gazetar britanik tha se fotografi të tjera tregonin fytyra të djegura dhe të gjymtuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG