Lidhje

Oficerët britanikë besojnë se kanë gjetur trupin e Ali Hasan al-Maxhidit - 2003-04-07


Trupat britanike në Basra besojnë se kanë gjetur trupin e gjeneralit famëkeq irakian të njohur si Aliu Kimik, i cili kohët e fundit kryesonte forcat në Irakun jugor.

Oficerët britanikë thanë se Ali Hassan al-Majid u vra kur avionët luftarakë të koalicionit goditën të shtunën shtëpinë e tij në Basra me bomba të drejtuara me rreze lazer.

Komanda Qendrore Amerikane tha se nuk mund të konfirmojë vrasjen e gjeneralit irakian. Ali Hassan al-Majid ishte kushëri i Sadam Huseinit dhe pjesë e rrethit të tij të afërt. Ai mori nofkën Aliu Kimik pasi kryesoi fushatën për të shtypur një kryengritje të kurdëve në Irakun verior në vitin 1988. Gazi helmues u përdor për të shfarosur fshatra të tëra dhe llogaritjet flasin për deri në 100 mijë kurdë të vrarë.

Ali Hassan al-Majidi lidhet edhe me shtypjen e myslimanëve shiitë në Irakun e jugut dhe u emërua guvernator i Kuvaitit pasi forcat irakiane pushtuan këtë vend në vitin 1990.

//rd//

XS
SM
MD
LG