Lidhje

Pres. Bush takohet me kryem. Blair për bisedime mbi Irakun e pas luftës - 2003-04-07


Presidenti Bush po takohet në Iralandën e Veriut me kryeministrin britanik, Toni Blair, për bisedime që pritet të përqëndrohen mbi Irakun e pas-luftës.

Udhëheqësi britanik kërkon që organizata botërore e OKB-së të ketë rol kryesor në procesin e rindërtimit të Irakut. Kurse administrata e presidentit Bush thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të luajë rolin udhëheqës në administrimin e këtij vendi gjatë periudhës menjëherë pas luftës.

Gjatë takimit të tyre dy ditësh në Belfast, presidenti Bush dhe kryeministri Blair pritet të diskutojnë edhe rreth proceseve të paqes në Lindjen e Mesme dhe në Irlandën e Veriut.

Presidenti Bush për marrëdhëniet me Rusinë

Presidenti Bush theksoi përsëri vendosmërinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta me Moskën, megjithë mosmarrëveshjet midis dy palëve rreth luftës në Irak.

Këshilltarja e presidentit Bush për sigurimin kombëtar, Kondoliza Rajs, ia përcolli sot mesazhin e presidentit Bush udhëheqësit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë gjatë një takimi në Kremlin.

Një zyrtar i lartë në Moskë tha se zonja Rajs duskutoi edhe rreth incidentit të djeshëm, në të cilin një autokolonë me diplomatë rusë që po largoheshin nga Bagdadi, u bë objekt i një sulmi me armë zjarri. Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara nuk marrin përgjegjësinë për sulmin.

//rd//

XS
SM
MD
LG