Lidhje

Krimet e luftës në Irak - 2003-04-08


Shtetet e Bashkuara thonë se kanë në plan të zhvillojnë vetë gjyqe për irakianët e akuzuar për krime lufte kundër ushtarëve amerikanë në vend që t’ia dorëzojnë ata gjykatave ndërkombëtare.

Zyrtarë nga Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit thanë dje se gjyqet për krime lufte të irakianëve mund të drejtohen nga komisionet ushtarake amerikane, gjykatat ushtarake ose sistemi federal i gjykatave civile në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë zyrtarët amerikanë thonë se presidenti Sadam Husein dhe ndihmësit e tij kryesorë, në se janë ende gjallë, do të gjykohen nga qeveria e re irakiane për krimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë kryer në të kaluarën.

Veprimtarë të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar këtë propozim duke thënë se organizmi i gjykimeve nga Shtetet e Bashkuara do të krijojë përshtypjen e fitimtarit që vendos vetë për drejtësinë.

XS
SM
MD
LG