Lidhje

Grupe për mbrojtjen e gazetarëve kërkojnë hetime të menjëhershme për vrasjen e 3 gazetarëve në Bagdad - 2003-04-09


Grupe për mbrojtjen e gazetarëve bënë thirrje për hetime të menjëhershme lidhur me sulmet amerikane, që shkaktuan vrasjen e 3 gazetarëve dje në Bagdad.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve i dërgoi një letër sekretarit amerikan të mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në të cilën shprehte shqetësim rreth 3 incidenteve.

Fondacioni Ndërkombëtar i Gazetarëve e cilësoi njërin prej incidenteve, sulmin kundër hotelit Palestinë, ku qëndrojnë shumica e gazetarëve të huaj në Bagdad, si një krim të mundshëm lufte.

Gjeneral-majori amerikan Stanley McChrystal i dërgoi ngushëllime familjeve të gazetarëve. Ai tha se trupat iu përgjigjën zjarrit armik.

//ze//

XS
SM
MD
LG