Lidhje

Përfundoi takimi i nivelit të lartë i 9 vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimin me Evropën Juglindore - 2003-04-09


Të gjithë pjesëmarrësit, takimin e kanë cilësuar si tejet të sukseshem duke vlerësuar se vendimet e tij së shpejti do të konkretizohen.

Në deklaratën e përbashkët, shefat e shteteve ose të qeverive të nëntë vendeve të rajonit angazhohen për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal, veçmas për intensifikimin e luftës kundër terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar, dhe kanë ripërsëritur se inkuadrimi në integrime evropiane është një nga prioritetet e rajonit.

Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Rumania, Turqia, Serbia-Mali i Zi dhe Kroacia njëkohësisht kanë shprehur edhe dëshirën për ndërprerjen sa më të afërt të veprimeve luftarake në Irak dhe janë angazhuar për zgjidhjen paqesore të Krizës. Ata kanë shprehur bindjen se Kombet e Bashkuara duhet të kenë rolin qëndror në krizën e Irakut, duke përfshirë edhe ndihmën humanitare dhe rimëkëmbjen e vendit.

Vendet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit, si prioritete të bashkëpunimit rajonal kanë cilesuar edhe liberalizimin e mëtejshëm të regjimit të vizave, angazhimin për krijimin e zonës së tregëtisë së lirë në rajon, bashkëpunimin në fushën e telekomunikacioneve, të trafikut dhe të energjetikës.

Në deklatratën e miratuar udhëheqësit e rajonti e kanë dënuar ashpër kriminalitetin e organizuar i cili, siç thanë, po e minon paqen dhe qëndrueshmërinë në Evropën Juglindore. Ata kanë shrpehur keqardhje dhe indinjatë për vrasjen e kyreministrit serb, Xhinxhic dhe i kanë mbështetur fuqimisht hapat që po merr qeveria e Serbisë për luftimin e kriminalitetit dhe për vazhdimin e programit të përcaktuar të reformave.

Shefat e shteteve ose të qeverive të Evropës Juglindore serish kanë konfrimuar edhe parimin e sovranitetit, të tërësisë teritoriale, të paprekshmërisë së kufijëve dhe të zgjidhjes me mjete paqësor të kontesteve në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, dhe janë angazhuar për avancimin e sigurisë së përbashkët në rajon. Ata e kanë mbështetur edhe respektimin e të drejtave të njeriut, e të minoriteteve dhe bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Hagës për krime të luftës.

Kryetarët e shteteve kanë rekomanduar se nga takimi i nivelit të lartë të Bashkimti Evropian në Selanik presin mbështetjen e mëtejshme të fuqizimit të procesit të stabilizim-asocimit, duke përfshirë edhe ndihmën me rrugë financiare.

//rd//

XS
SM
MD
LG