Lidhje

Udhëheqësit irakianë janë zhdukur nga Iraku - 2003-04-10


Me humbjen e kontrollit të Bagdatit duket se tani gjithë udhëheqja irakiane është zhdukur.

Duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë, gazeta "Washington Post" njofton në numrin e saj të sotëm, se ekipe të CIA-s dhe të forcave të tjera speciale në Irak, bëjnë të ditur për një rënie të menjëhershme komunikimi midis udhëheqësve kryesorë të qeverisë irakiane, Partisë Baath dhe Gardës Republikane.

Ushtarakët amerikanë citohen të kenë thënë se ata besojnë se disa prej zyrtarëve të lartë mund të kenë shkuar në qytetin e lindjes së Sadam Huseinit, Tikrit, për një betejë të fundit të përgjakshme, ndërsa disa të tjerë mund të jenë larguar për në Siri.

Një zëdhënës i Komandës Qendrore amerikane në Katar tha dje se forcat e koalicionit e kanë përqëndruar vëmendjen tani tek qyteti Tikrit.// lk //

XS
SM
MD
LG