Lidhje

Vazhdojnë luftimet në Bagdat - 2003-04-10


Një oficer amerikan tha se të paktën një marins u vra gjatë një sulmi vetëvrasës në qendër të Bagdatit.

Oficeri Met Baker u tha gazetarëve se sulmi ndodhi në një postbllok ushtarak në veri të Hotelit Palestina.

Një ushtarak tjetër amerikan tha se një person me lëndë shpërthyese në trup iu afrua postbllokut dhe hodhi veten në erë.

Një numër ushtarësh u plagosën gjatë sulmit që ndodhi ndërsa në qytet po binte mbrëmja.

Forcat amerikane po përpiqen të konsolidojnë kontrollin në qytet dhe po ndeshen vazhdimisht me rezistencë nga luftëtarë besnikë të Sadam Huseinit. Komanda qendrore amerikane në Katar tha se një marins u vra dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë luftimeve të ashpra që u zhvilluan sot pranë një xhamie në veriperëndim të Bagdatit.

Gazetarët njoftojnë për plaçkitje në masë në qytet dhe disa ndërtesa qeveritare po digjen.

Mes ndërtesave të plaçkitura janë ambasada gjermane dhe qendra kulturore franceze. Irakianët u kanë thënë gazetarëve se mungesa e një qeverie civile në qytet po shkakton kaos.

Zëdhënësi i forcave të koalicionit në Katar gjenerali Viktor Renuar tha sot se forcat amerikane nuk e dinë vend-ndodhjen e Sadam Huseinit, të djemve të tij ose të zyrtarëve të lartë irakianë. //rd//

XS
SM
MD
LG