Lidhje

Udhëheqësit arabë reagojnë pozitivisht ndaj marrjes së Bagdatit - 2003-04-10


Udhëheqësit arabë po reagojnë ndaj marrjes së Bagdatit nga forcat amerikane me një lloj ndjenje lehtësimi që regjimi i Sadam Huseinit u përmbys, por në të njetën kohë po shprehin shqetësim rreth gjendjes së sigurimit dhe mundësisë së qëndrimit të trupave amerikane për një kohë të gjatë në rajon.

Jordania, Egjipti dhe Arabia Saudite, tre nga aleatët më të ngushtë arabë të Washingtonit, bënë thirrje që në Bagdat të vendoset rendi dhe që qeveria e ardhshme e Irakut të zgjidhet nga vetë irakianët.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amër Musa tha se zgjidhja e krizës midis izraelitëve dhe palestinezëve duhet të jetë detyra tjetër që duhet të zgjidhë komuniteti ndërkombëtar.

Përsa i përket reagimit të qytetarëve të thjeshtë për rënien e Bagdatit, njoftimet nga rajoni venë në dukje se disa janë të gëzuar që regjimit të Sadamit i erdhi fundi, ndërsa të tjerë po shprehin zemërim që ushtarët irakianë nuk bënë rezistencë më të fortë.

//rd//

XS
SM
MD
LG