Lidhje

Trupat e koalicionit në veprim për të spastruar xhepat e rrezistencës - 2003-04-12


Këshilltari shkencor i Saddam Husseinit iu dorëzua forcave amerikane në Bagdad, duke u bërë kështu zyrtari i parë kryesor i regjimit, nga 55 të tillë, që hesh këtë hap. Gjenerali Amir al-Saadi u dorëzua dje. Ai ishte një nga këshilltarët kryesor të presidentit të Irakut dhe shpesh kishte të bënte me inspektorët e armëve të Kombeve të Bashkuara. Gjenerali al-Saadi i tha televizionit gjerman, që xhiroi dorëzimin e tij se Iraku nuk ka armë bërthamore, kimike apo biologjike.

Ndërkaq, trupat e koalicionit po vazhdojnë operacionet në Bagdad dhe në qytete të tjera për të spastruar xhepat e rrezistencës. Marinsat amerikanë shkëmbyen zjarr armësh në qendër të Bagdadit me luftëtarë besnikë të regjimit të Sadam Huseinit.

Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se një forcë marinsash amerikanë po largohet nga Bagdadi në drejtim të veriut, për në Tikrit, qyteti i lindjes i Sadam Huseinit, ndërkohë që sulmet ajrore amerikane vazhdojnë pa pushim në qytet.

Ndërkaq, trupat amerikane kanë hyrë në qytetet veriore Mosul dhe Kirkuk, të cilët u braktisën nga forcat irakiane këtë javë. Luftëtarë kurdë kishin hyrë në këto qytete së bashku me disa njësi të forcave speciale amerikane.

Forcat speciale amerikane ndalën gjithashtu 59 burra që udhëtonin me autobus drejt kufirit perëndimor të Irakut dje. Një zyrtar ushtarak amerikan tha se ata kishin me vete para dhe letra, në të cilat ofroheshin shpërblime për vrasjen e ushtarëve amerikanë.//ic//

XS
SM
MD
LG