Lidhje

Kalendari Historik 15 prill - 2003-04-14


Më 15 prill 1894, lindi në Chattanooga të shtetit Tennessee, këngëtarja Bessie Smith, e cila njihet si “Perandoresha e muzikës Blues. Ajo hyri në këtë fushë të re të biznesit me ndihmën e Ma Rainey-it, i cili konsiderohet si këngëtari i parë i muzikës Blues. Bessie Smith incizoi këngën e saj të parë në vitin 1923, që u pasua më vonë nga shumë të tjera. Në vitin 1937, Bessie Smith vdiq nga plagët që mori në një aksident automobilistik në Mississippi. Disa vjet pas vdekjes së saj, spitali i Clarkdale-it në Mississippi, ku Smith u shtrua pas aksidentit, u kthye në Hotelin Riverside, ku është bërë traditë që të ndalen këngëtarët e muzikës Blues.

Më 15 prill 1791 u zhvilluan ceremoni për të kremtuar kufijt e Distriktit të Kolumbias, që do të bëhej kryeqyteti i përhershëm i Shteteve të Bashkuara. Qeveria kishte lëvizur nga Anapolisi, në shtetin Maryland, në qytetin e Nju Jorkut dhe pastaj në Filadelfia, gjatë viteve pas shpalljes së pavarësisë më 1776. Presidenti George Washington zgjodhi për kryeqytetin e vendit një sipërfaqe prej 256 kilometrash katrore gjatë brigjeve të Lumit Potomac. Kjo tokë u dhurua nga shtetet Maryland dhe Virginia. 9 vjet pas përurimit të këtyre kufijve, Kongresi, presidenti John Adams dhe të 140 nëpunësit e qeverisë federale erdhën nga qyteti Filadelfia i Pensilvanisë, në kryeqytetin Washington, që nuk kishte përfunduar akoma së ndërtuari. //ad//

XS
SM
MD
LG