Lidhje

Uashingtoni intensifikon kritikat ndaj Sirisë - 2003-04-15


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se është i shqetësuar se kritikat amerikane në rritje ndaj Sirisë lidhur me qendrimin e saj gjatë luftës në Irak, mund të destabilizojnë edhe më tej Lindjen e Mesme. Zoti Anan e shprehu shqetësimin në një deklaratë që bëri të hënën, disa orë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, tha se Uashingtoni po shqyrton mundësinë e sanksioneve ekonomike dhe diplomatike kundër Damaskut.

Të hënën, Presidenti Bush akuzoi personalisht për herë të parë Sirinë se zotëron armë kimike, por nuk dha hollësi të tjera. Presidenti Bush dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij e kanë akuzuar Damskun se po lejon zyrtarë të lartë irakianë në arrati të kalojnë në Siri. Siria ka kundërshtuar me forcë akuzat se po strehon irakianë të kërkuar dhe zëdhënësdja e Ministrisë së Jashtme siriane, Bathina Shaban, tha se i vetmi rajon me armë kimike, biologjike dhe bërthamore është Izraeli.

Diplomatë sirianë thanë javën e kaluar se Damasku po i mbyll kufijt e tij, me përjashtim të ndihmës humanitare, dhe kryeministri britanik, Toni Blair, tha dje se presidenti sirian, Bashar al-Asad, kishte bërë një premtim të ngjashëm. Ndërkohë, kryeministri kanadez, Zhan Kretien, tha se çdo akuzë amerikane kundër Sirisë duhet t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.//xh/

XS
SM
MD
LG