Lidhje

Presidenti Alfred Moisiu thotë se problem kryesor në Shqipëri është që të ulet niveli i varfërisë - 2003-04-18


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, tha të premten në Shkodër se problemi kryesor në vend është ulja e nivelit të varfërisë. Ai tha se u ka kërkuar dikastereve përkatëse përpilimin e një strategjie të hollësishme për uljen e varferisë në shkallë kombëtare. Presidenti Moisiu tha gjithashu se është i domosdoshëm hartimi dhe zbatimi i politikave nxitëse për të luftuar ata faktorë, që i detyrojnë njerëzit të emigrojnë.

“Me shumë se nevoje është domosdoshmëri hartimi dhe zbatimi i politikave nxitëse duke luftuar ata faktore që i detyrojnë njerëzit të emigrojnë, siç janë shërbimet sociale dhe infrastruktura e ulët, të ardhurat mujore të pamjaftueshme, mundësi të vogla punësimi, nivele ende të larta të krimit, si dhe gjakmarrja. Pra, të hartohen strategji konkrete per angazhimin në punë të kësaj armate të rinjsh që po studiojnë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.”

Këto komente Presidenti Moisiu i bëri të premten ne Shkoder gjatë takimit “Shqipëria dhe objektivat zhvillimit te mijëvjeçarit”.

Ndër të tjera, presidenti Mosiu komentoi edhe përparësi të tjera të shtetit shqiptar. “Një sërë reformash kanë nisur dhe një pjesë e mirë e tyre janë në rrugën e realizimit. Tani ne jemi perqendruar në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në reformën zgjedhore, në reformën në drejtësi, në zgjidhjen e çështjes së pronave dhe në synimin tonë unanim për integrimin euroatlantik.” //az//

XS
SM
MD
LG