Lidhje

Maqedoni: Presidenti Trajkovski bënë thirrje për mbështetjen e marrëvshjes së paqes - 2003-04-22


Presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, u kërkoi partive politike në vend që të respektojnë dhe mbështesin marrëveshjen e Ohrit dhe u shpreh thellësisht i shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Po sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i tha Zërit të Amerikës, se ai do të folë hapur me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferri, për këtë çështje dhe shtoi se zoti Xhaferri ka qenë dhe është mik i tij. Maqedoni: Presidenti Trajkovski bënë thirrje për mbështetjen e marrëvshjes së paqes Presidenti i Maqedonsë Boris Trajkovski, shprehu sot shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e fundit të udhëheqësve të opozitës, të cilët thanë se nuk ia vlen më të mundohesh për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ndërkohë që ish-kryeministri Georgievski kërkoi ndjarjen e vendit. Presidenti tha në një deklaratë publike se është thellësisht i shqetësuar me një retorikë të tillë dhe theksoi se marrëveshja e paqes hedh poshtë plotësisht dhe pa kushte përdorimin e dhunës për qëllime politike dhe e bën të qartë se vetëm zgjidhjet paqësore politike mund të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe demokratike për Maqedoninë. Presidenti tha gjithashtu se marrëveshja e bën të qartë se sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacënueshme dhe duhet të ruhen. "Nuk mund ë ketë zgjidhje territoriale për ndarjet etnike", thuhet në deklaratën e presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski. Presidenti shpreson se partitë nënshkruse të marrëveshjes së Ohrit dhe partitë e tjera me peshë në vend, do të tregojnë përgjegjësi dhe do të sillen në përputhje me marrëveshjen, do të kundërshtojnë metodat jo-demokratike dhe jo-institucionale të veprimit sepse veprime të tilla, sic thotë zoti Trajkovski, nuk i shërbejnë përpjekjeve për të rivendosur stabilitetin dhe sigurinë në Maqedoni.

Edhe kryeministri maqedonas Branko Cërvenkovski, ka kritikuar ashpër kërkesat e opozitës, duke thënë se qeveria e tij mbron me forcë integritetin tokësor të Maqedonisë dhe ndërtimin e një shoqërie humëetnike. Zoti Cërvenkovski ka thënë se deklarata të tilla publike nxisin ekstremizmin e radikalizmin dhe bëjnë thirrje për aktivizimin e veprimtarisë së fshehtë politike dhe kriminale në Maqedoni, sic është shprehur ai.Kryeministri maqedonas është shprehur se qeveria mund të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucionale të garantuara me kushtetutë për të mos lejuar destabilizm të ri të vendit.

Zoti Cërvenkovski ka thënë se e ardhmja e Maqedonisë mbështet në paqe dhe jo në luftë, në bashkim dhe jo në pastrimin etnik; në integrime dhe jo përçarje, në pranimin e vlerave evropiane dhe jo në ngjalljen e koncepteve fashiste e mesjetare, sic është shprehur ai.

Edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili u takua sot në Shkup me kryeministrin Cërvenkovski, është shprehur se nisma të tilla si këto të ditëve të fundit, kanë pasoja dhe nuk shkojnë në favor, siç tha ai, të komuniteteve përkatëse. Zoti Ahmeti i tha Zërit të Amerikës, se ai do të bisedojë hapur për këtë cështje me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferri, dhe u shpreh se zoti Xhaferri ka qenë dhe është mik i tij. Zoti Ahmeti pohoi shqetësimin për gjendjen e krijuar, duke ritheksuar disa herë se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet plotësisht dhe se ajo garanton të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Megjithatë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, përkujtoi se marrëveshja e Ohrit ka tre vjet afat për realizimin e plotë të saj.//ss//

XS
SM
MD
LG