Lidhje

I hapet rruga aktivitetit të një qeverie të re palestineze - 2003-04-23


Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, thotë se qeveria e tij do të bëjë gjithçka varet prej saj për të arritur një zgjidhje politike që do të çonte në vendosjen e paqes me palestinezët. Zoti Sharon e bëri këtë deklartë në përgjigje të lajmit se udhëheqësi palestienz, Yasser Araffat dhe kryeministri i moderaur, Mahmoud Abbas, ranë dje dakord për një kabinet të ri.

Zoti Sharon i tha radios izraelite po dje se të gjithë izraelitët e duan paqen, por shtoi se është me rëndësi që edhe pala tjetër ta dojë arë. Zoti Arafat e kishte kundërshtuar ashpër zgjedhjen që bëri zoti Abbas për postin e shefit të ri të sigurimit. Kjo mosmarrëvehje zgjati për disa javë dhe u bë kërcënim për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara e përshëndetën marrëveshjen si një hap që i krijon kushte pune kabinetit të ri, të kryesuar nga kryeministri reformator palestinez, Mahmoud Abaz.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se marrëveshja për kabinetin e ri do t’i hapë rrugën zhveshjes nga pushteti të udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat, periudha e drejtimit të të cilit u karakterizua nga dështimet dhe u dëmtua nga lidhjet e tij me terrorizmin.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher tha se me konfirmimin e qeverisë së zotit Abbas, adminsitrata e Presidentit Bush do të paraqesë planin e paqes dhe do të luajë një rol më të madh në vendosjen e saj. Por ai tha se përgjegjësia kryesore bie mbi palët e interesuara për të vënë në jetë planin, synimi i të cilit është ekzistenca e dy shteteve, izraelite dhe palestineze në Lindjen e Mesme deri në vitin 2005.

"Ajo që ne presim të diskutojmë me ta është se si të vihet në zbatim plani i paqes, se si ata të fillojnë të bashkëpunojnë për ta bërë atë realitet, në mënyrë që si izraelit ashtu edhe palestinezët të jetojnë në paqe dhe njerëzit të bëjnë një jetë më të mirë".

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka në plan të shkojë në rajon për një vitë të shkurtër për të biseduar me të dy palët si dhe vende të tjera, duke përfshirë edhe zyrtarët sirianë.//ic//

XS
SM
MD
LG