Lidhje

Tiranë:Qeveria shqiptare synon që brenda 10 vjetëve të përgjysmojë varfërinë në vend - 2003-04-23


Qeveria shqiptare parashikon që rritja ekonomike e vendit në vitet e ardhshme të mbahet në nivele të larta ndërsa synon që brenda 10 viteve të përgjysmojë nivelin e varfërisë absolute dhe zhdukjen e plotë të varfërisë ekstreme. Këto komente u bënë sot nga kryeministri Fatos Nano në konferencën kombëtare për Strategjinë e Zhvillimit ekonomik dhe social. Në Shqipëri të paktën 25 përqind e popullsisë jeton në varfëri dhe 5 përqind në varfërisë ekstreme.

Që prej vitit të kaluar drejtimet e zhvillimit të vendit dhe reformat kryesore mbështeten dhe orientohen në bazë të një strategjie kombëtare të zhvillimit ekonomik dhe social. Në këtë strategji janë përcaktuar objektivat afatmesme dhe afatgjata, të cilat sipas asaj që deklaroi sot kryeministri Fatos Nano përcaktojnë se ku synon të arrrijë shoqëria shqiptare pas 10-15 vitesh. Kryeministri tha se objektivi i zhvillimit ekonomik është një rritje me ritme të larta të ekonomisë së vendit: "Objektivi i zhvillimit ekonomik i shprehur nëpërmjet mbajtjes në nivele të larta të ritmeve të rritjes ekonomike, synon që në harkun kohor 10-15 vjeçar, të arrihet më shumë se dyfishimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Njëkohësisht ne synojmë që rritja të bëhet sa më e qëndrueshme, të përhapet dhe në zonat më pak të zhvilluara të vendit dhe prej saj të përfitojnë gjithnjë e më shumë shtetas shiptarë. Ne synojmë një rritje prej 6% në vitin 2003 dhe një rritje edhe më të lartë në vitet e ardhshme 2004-2006. Rritja ekonomike është konsideruar instrumenti kryesor i reduktimit të varfërisë, deklaroi kreu i qeverise.

Në Shqipëri nivelet e varfërisë janë në shifra tepër shqetësuese. Sipas të dhënave të njohura zyrtarisht 25 përqind e popullsisë jeton në varfëri absolute, ose e thënë ndryshe me më pak se dy dollarë në ditë, ndërkohë vetëm me dy dollarë më shumë jeton afër 60 përqind. Ndërsa 5 përqind e popullsisë jeton në një varfëri ekstreme. Zonat më të prekura vazhdojnë të mbeten Veriu dhe verilindja e Shqipërisë. Kryeministri Nano tha se në tre katër vitet e fundit niveli I varfërisë është ulur dhe se për 10 vitet e ardhshme synohet përgjysmimi iu varfërisë absolute dhe zhdukja e plotë e varfërisë ekstreme: "Varfëria dhe problemet sociale mbeten cështje të mëdha dhe objektivi i reduktimit të tyre me hapa sa më të shpejtë është dhe do të mbetet një objektiv prioritar për periudhën e ardhshme 2003-2006, por edhe më tej. Politikat e projektuara nga qeveria bazohen në radh të parë në nxitjen e një rritjejje të qëndrueshme, përhapëse dhe prfshirëse ekonomike, si përqasja më productive për reduktimin e varfërisë dhe problemeve sociale. Nga ana tjetr politikat sociale të projektuara o të fitojnë një karkter të theksuar aktiv, kurues dhe integrues", tha kryeministri.

Ndërsa në qendër të kryeqytetit mbahej konferenca për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe social të vendit banorë të zonës së Bathores, në periferi të Tiranës, dolën për të dytën ditë radhazi në protesta. Sot ata kanë bllokuar për afër 3 orë edhe rrugën kombëtare që lidh kryeqytetin me Veriun e vendit. Në 10 vitet e fundit zona e Bathores u popullua nga disa mijëra familje të ardhura nga rrethe të ndryshme të vendit, kryesisht nga zonat më të thella dhe të varfëra. Tashmë këta banorë kërkojnë legalizimin e banesave të tyre, siç u është premtuar si dhe furnizimin me ujë dhe drita.

XS
SM
MD
LG