Lidhje

Shpërthim vetëvrasës në Izrael - 2003-04-24


Brigadat Martire Al-Aksa, fraksion i lëvizjes Fatah të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, morën përgjegjësinë për shpërthimin vetëvrasës që shkaktoi vdekjen e një izraeliti dhe plogosjen e 10 të tjerëve.

Sulmi u krye sot në një stacion hekurudhor, në qytetin qendror izraelit Kfar Saba, në verilindje të Tel Avivit. Në këtë sulm u vra edhe autori i tij, një palestinez 18-vjeçar. Zyrtarë të lartë palestinezë e dënuan sulmin.

Po sot, dy palestinezë u vranë nga ushtria izraelite afër qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor. Të paktën dy veta të tjerë u plagosën kur ushtarët hapën zjarr kundër një grupi të rinjsh palestinezë që qëllonin me gurë.

Dhuna e sotme vjen një ditë pas formimit të një qeverie të re palestineze e cila shpreson të hapë rrugën për rifillimin e bisedimeve të paqes. //rd//

XS
SM
MD
LG