Lidhje

Tarik Aziz u dorëzohet forcave amerikane në Bagdad - 2003-04-25


Ish zëvendës-kryeministri i Irakut Tariq Aziz, udhëhqësi më i njohur irakian pas Saddam Husseinit, është tani në duart e Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësja e Pentagonit, Victoria Clarke konfirmoi se zyrtari irakian u morr nën vërrejtje dje vonë.

Burimet e Departamentit të Mbrojtjes, thonë se persona ndërmjetës kontaktuan fillimisht zyrtarët amerikanë në Bagdad të mërkurën, për të diskutuar dorëzmin e tij. Pritet që së shpejti Komanda Qendrore amerikane, që ka përgjegjësinë për operacionet amerikane në Irak, të bëjë një deklaratë lidhur me këtë zhvillim.

Tariq Azis, zyrtari i 43-të në listën e 55 zyrtarëve më të kërkuar irakianë, ishte këshilltari kryesor i Saddam Husseinit për politikën e jashtëme dhe personi kryesor që mbante lidhjet e Bagdadit me Perëndimin. Zoti Aziz ishte gjithashtu i vetmi anëtar i krishterë i rrethit më të ngushtë të Saddamit dhe besohet se ai kishte shumë pak influencë në qeverinë irakiane pasi ai nuk ishte mysliman.

Dje paradite, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se forcat e koalicionit kanë kapur deri tani shumicën e 55 irakianëve më të kërkuar. Zoti Rumsfeld i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se zyrtarët amerikanë do t’i identifikojnë ata sapo të jenë konfirmuar identitetet e tyre.//ic//

Të mërkurën, zyrtarët amerikanë njoftuan për kapjen e tre ish zyrtarëve irakianë, duke përfshirë edhe personin e 10-të në listë, Muhazim Sa’b Hasan al-Tikriti, komandanti i forcave irakiane të mbrojtjes. Zyrtarët thanë gjithashtu se kanë nën vërrejtje edhe ish ministrin e Tregtisë së Irakut dhe ish shefin irakian të zbulimit.//ic//

XS
SM
MD
LG