Lidhje

Forcat amerikane kapin shefin e shërbimit irakian të spiunazhit, Faruk Hixhazi - 2003-04-25


Zyrtarë amerikanë thonë se shefi i shërbimit irakian të spiunazhit, i cili ka mundësi të ketë patur lidhje me organizatën terroriste al-Qaida, ndodhet në duart e forcave amerikane. Autoritetet amerikane thonë se Faruk Hixhazi u kap në afërsi të kufirit sirian dje, disa orë pasi ish zëvendës-kryeministri, Tarik Aziz, iu dorëzua zyrtarëve amerikanë.

Faruk Hixhazi ishte një nga agjentët kryesorë të zbulimit të Irakut kur operativët irakianë u përpoqën të vrisnin Presidentin Bush 10 vjet më parë në Kuvajt. Besohet se ai është takuar edhe me Osama Bin Ladenin në vitin 1998.

Në Uashington, Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se irakianët që ndodhen nën arrest po japin informacion të dobishëm, por nuk dha hollësi të tjera. Ai tha gjithashtu se shpreson që zoti Aziz të japë infomacion me shumë rëndësi mbi vendndodhjen e Saddam Husseinit dhe armët e tij të dyshuara të shkatërrimit në masë. Zoti Aziz ishte këshilltari kryesor i Saddamit për politikën e jashtme dhe ndërmjetësi kryesor mes Bagdadit dhe Perëndimit.

Ndërkaq, një klerik i lartë mysliman Sunni u bëri thirrje irakianëve të kundërshtojnë praninë amerikanë në vend. Duke folur në Bagdad gjatë lutjeve të së premtes, Sheik Moajaz al-Adaami tha se irakianët duhet t’i thonë “Jo” një qeverie të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe të ndërtojnë në shoqëri myslimane ku Shiitët dhe Sunnitë të jetojnë sëbashku në paqe.//ic//

XS
SM
MD
LG