Lidhje

SARSi nën kontroll në Singapor, Hong Kong, Kanada dhe Vietnam - 2003-04-28


Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se duket që epidemia SARS është frenuar në masën më të madhe në Singapor, Hong Kong, Kanada dhe Vietnam, por shtoi se sëmundja po përhapet ende me shpejtësi në Kinë.

Shefi i organizatës për sëmundjet ngjitëse, David Heymann, u tha sot gazetarëve në Bangkok se në disa vende të prekura nga virusi Sindromi Akut i Rrrugëve të Frymëmarrjes numri i rasteve po pakësohet nga dita në ditë. Ai tha gjithashtu se mesa duket në Vietnam nuk ka më asnjë rast të ri me SARS. Por zoti Heymann tha se gjendja në Kinë ëshë krejt e ndryshme.

Në këtë vend është njoftuar për tetë të vdekur të tjerë nga sëmundja dhe 200 raste të reja. Deri tani, numri i të vdekurve nga SARS-i në Kinë ka arritur në 139.

//rd//

XS
SM
MD
LG