Lidhje

Policia shqiptare kap një gomone në brigjet e Semanit - 2003-04-28


Policia shqiptare bllokoi sot gjatë një operacioni në vijën bregdetare të Shqipërisë, një gomone 13 metra të gjatë me 4 motorrë.

Gomonia u diktua pranë grykëderdhjes së lumit Seman, një nga zonat më të përdorura nga trafikantët e emigrantëve landestinë për t’u nisur drejt Italisë. Në këtë operacion morrën pjesë forca të shumta të rendit, helikopterë dhe mjete lundruese të Rojeve Bregdetare italiane që bashkëpunojnë me policinë shqiptare.

Që prej muajit gusht të vitit të kaluar, bregdeti i Shqipërisë është vënë nën një kontroll të rreptë. Për muaj të tërë në Itali nuk u rregjistrua asnjë zbarkim emigrantësh klandestinë të nisur nga Shqipëria. Kohët e fundit edhe si pasojë e permirësimit të kushteve të motit janë vënë re përpjekje te trafikanteve për të rigjallëruar këtë trafik.

Dy ditë më parë, policia italiane arriti të kap një gomone të ngarkuar me bimë narkotike, të nisur nga Shqipëria.

//rd//

XS
SM
MD
LG