Lidhje

Blair: Sadam Huseini kishte armë të shkatërrimit në masë - 2003-04-28


Kryeministri britanik Tony Blair thotë se nuk ka dyshim që Saddam Husseini kishte armë të shkatërimit në masë. Zoti Blair shprehu besimin e tij se forcat e koalicionit do t’i gjejnë këto armë.

Duke folur sot në Londër përpara gazetarëve, kryeministri Blair tha se Iraku mund të mos ketë përdorur armë kimike dhe biologjike kundër forcave të koalicionit sepse armët e ndaluara kanë qenë vazhdimisht në gjendje të fshehur dhe jo të gatëshme për përdorim.

Zoti Blair parashikon se me zbulimin e informacioneve të reja, do të dalin edhe prova në rritje që flasin për lidhje midis regjimit të Saddam Husseinit dhe organizatave terroriste.

XS
SM
MD
LG