Italia dhe katër vende ballkanike shpallën një program 111 milionë dollarësh për t’i dhënë shtytje bashkëpunimit rajonal gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.
Ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Italia dhe Serbia e Mali i Zi e bënë të njohur projektin gjatë bisedimeve në kryeqytetin boshnjak Sarajevë.
Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, tha se projekti përfshin ndihmë në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe mbështetjen për kompani të vogla e të mesme dhe projekte energjitike.
Ai tha se zbatimi i programit do të fillojë në termujorin e katërt të këtij viti. Bashkimi Evropian do të japë 60 përqind të fondeve për financimin e programit, qeveria italiane 30 përqind, kurse katër vendet ballkanike 10 përqind.
//rd//