Lidhje

Koreja e Veriut ofron plan për mosmarrëveshjet bërthamore - 2003-04-28


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha se Koreja e Veriut ka ofruar një plan për zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth programit të saj bërthamor.

Gjatë një konference me gazetarët në selinë e Departamentit të Shtetit, Sekretari Powell tha se plani u propozua javën e kaluar, gjatë bisedimeve me diplomatë amerikanë dhe kinezë në Pekin. Ai nuk dha hollësi rreth planit, por tha se Koreja e Veriut kërkon diçka të madhe në shkëmbim të heqjes dorë nga programi i saj bërthamor.

Mjetet koreanojugore të informimit njoftojnë se Koreja e Veriut kërkon një paketë që do të përfshinte çmontimin e arsenalit bërthamor të Phenianit në shkëmbim të normalizimit të marrëdhënieve të saj me Washingtonin. Sekretari Powell tha se Shtetet e Bashkuara po e studiojnë propozimin koreanoverior.

//rd//

XS
SM
MD
LG