Lidhje

Palestinezët miratojnë kabinetin e ri - 2003-04-29


Ligjvënësit palestinezë miratuan kabinetin e ri të drejtuar nga kryeministri Mahmud Abas. 58 nga të 85 anëtarët e legjislaturës votuan në favor të kabinetit të ri .

Shtetet e Bashkuara kishin premtuar se do të paraqisnin hollësitë e planit të shumë-pritur ndërkombëtar për paqe në Lindjen e Mesme, nëse ligjvënësit e miratonin kabinetin e propozuar.

Plani i paqes parashikon krijimin deri në fund të vitit 2005 të një shteti palestinez i cili të ekzistojë krahas Izraelit. Zoti Abas mbajti një fjalim para një sesioni të parlamentit palestinez të mbledhur sot, ku tha se konflikti me Izraelin nuk mund të zgjidhet me rrugë ushtarake. Por ai shtoi se përparimi drejt paqes do të varet nga heqja e vendbanimeve izraelite nga Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës.

//rd//

XS
SM
MD
LG