Lidhje

Paraqitet plani i paqes për Lindjen e Mesme - 2003-04-30


Presidenti Bush po u kërkon izraelitëve dhe palestinezëve të punojnë bashkarisht, kur të publikojë planin e mjaft pritur për paqe. Ai tha dje se të dyja palët duhet të përmbushin kushtet për paqe, veçanërisht duke i dhënë fund terrorizmit. Ai e quajti Kryeministrin e ri palestinez, Mahmud Abaz, ”person me të cilin mund të punohet”.

Plani parashikon dhënien fund të sulmeve të palestinezëve kundër izraelitëve dhe pezullim i kolonive të reja izraelite duke i hapur kështu rrugën krijimit të një shteti palestinez deri në vitin 2005. Deri tani, Izraeli ka thënë se nuk është dakord me disa pjesë të planit. Edhe grupi palesitnez, Hamas, e ka hedhur atë poshtë kategorikisht. Zoti Bush po dërgon në rajon më vonë këtë javë, Sekretarin e Shtetit, Colin Powell, në udhëtimin e tij të parë ndër dy të tillë që ka në plan të bëjë.//ic//

XS
SM
MD
LG