Lidhje

UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës kometojnë raportin e Amnesty International - 2003-04-30


Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut thanë sot se gjendja e pakicave kombëtare në Kosovë ka pësuar përmirësim të vazhdueshëm. Ata i bënë këto komente pas publikimit të raportit të Amnesty Internacional mbi situatën e komuniteteve më të vogla në Kosovë. Korespondenti ynë në prishtinë Shefki Morina, njofton se, pëër dallim nga zyrtarët e UNMIK-ut, kryeministi i kosovës ishte më i ashpër në vlerësimet e tij, duke e cilësuar raportin si të fryerë dhe jo në pajtim me realitetin.

Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi tha sot se raporti i organizatës Amnesty Internacional për situatën e pakicave kombëtare në Kosovë, përmbanë shumë nformata që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Ai i bëri këto komente pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së tij, duke nënvizuar se raporti i kësaj organizate në disa pika është i ngjashëm me atë të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan” Mendoi se nuk është raport i drejtë, ka shumë gjëra të fryera që nuk përputhen me realitetin .Pra është marrë kryesisht nga komunitetet dhe sigurisht që ata kanë tjera percepcione për jetën në Kosovë, tjera kemi na, dhe kjo është përgjigjja e ime për arsye se ata mendojnë ose qëllimisht i fryejnë gjërat të cilat nuk qëndrojnë se si janë në raportin e Amnesty Internacional theksoi Bajram Rexhepi”. Raporti i kësaj organizate është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm nga zyrtarët e UNMIK-ut, të cilët thanë se shqetësime të ngjashme ka shprehur edhe zoti nnan në raportin e tij të fundit për Kosovën.

Zëdhënsja e këtij Misioni Izabela Karlovitz, tha se duhet pasur parasyesh faktin se gjendja e pakicave ka ndrshuar në mënyrë telbësore sa i përket sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në krahasim me vitin e parë të pasluftës. Ajo tha se gjendja e pakicave ndryshon nga komuna në komunë, ndërsa ajo mund të ndryshojë edhe më shumë me anazhimin e vet komuniteteve e sidomos atij shumicë.” Zonja Karlovitz tha se nuk pajtohet me vlerësimet e Amnesty Internacional se UNMIK-u ka dështuar në këtë çështje. Situata është e vështirë por ajo po përmirësohet dhe do të vazhdojë të ndryshojë dhe se çështja nuk qëndron vetëm në punën e UNMIK-ut por edhe nga vet qytetarët e Kosovës tha Karlovitz”.

Gjendja e pakicave është vlerësuar si më e mirë se në të kaluarën edhe nga zyrtarët e policisë së UNMIK-ut. Sipas të dhënave të tyre gjatë këtij viti në Kosovë janë vrarë 21 veta që të gjithë të përkatësisë kombëtare shqiptare. Çështja e sigurisë vazhdon të mbetet e drejtë e rezervuar e Misionit të Kombeve të Bashkuara, megjithëse Institucionet e Kosovës përkatësisht Qeverija ka kërkuar që të ketë qasje edhe në këto të drejta. Në këtë kuadër kryeministri Bajram Rexhepi shfaqi sot shpresën se deri në fund të këtij viti qeverija e tij do të ketë ministry shtesë, një kërkesë kjo e cila i është drejtuar nga ana e tij edhe administratorit Steiner. në pyetjen e Zërit të Amerikës se cilat janë gjasët për realizimin e këtyre kërkesave, zoti Rexhepi tha se ai do të vazhdojë përpjekjet për përmbushjen e këtyre synimeve ” Sa i përket energjetikës gjasat janë më të mëdha dhe se sa më parë pritet hapja e zyrës për energjetikë e cila do të jetë si bërthamë e ministrisë. Poashtu edhe në politikën e jashtme ka gjasë që të gjindet ndonjë formë e prezentimit të Kosovës, qoftë si zyra ekonomike, për bashkëpunim kulturor e shumë qështje të tjera theksoi kryeministri Rexhepi”. Ai tha se mundësit janë më të vogla që të merren ministri të tjera të kërkuara siq janë ajo e mbrojtjes, drejtësisë dhe punëve të brendshme, mirëpo qeverija e tij do të vazhdojë të ngulë këmbë në marrjen e të gjitha përgjegjësive. Por për këtë tha zoti Rexhepi nevojiten bisedime dhe pajtim ndërmjet të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe vendore.

Kryeministri Rexhepi thot se informatat janë marrë kryesisht nga komunitetet që kanë pikëpamje tjera për jetën në Kosovë ose me qëllim i fryejnë gjërat të cilat nuk qëndrojnë si në raport. Raporti në disa pika është i ngjashëm me atë të Sekretarit të përgjithshmë të OKB-së Kofi Annan.

UNMIK-u- raportin e vlerëson të rëndësishëm me që shprehn shqetësime të ngjashme me raportin e Zotit Annan. UNMIK-u- thotë se gjendja mund të ndryshojë me angzhimin e vet komuniteteve e sidomos atij shumicë.

UNMIK-u nuk pajtohet me vlerësimet e Amnesty internacional se misioni ka dështuar në këtë çështje.

Policia vlerëson se situata e pakicave është më e mirë se në të kaluarën.Sipas të dhënave të policisë gjatë këtij vitit janë vrarë 21 persona që të gjithë të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Kryeministri Rexhepi shpreh besimin e tij se deri në fund të vitit qeverija do të ketë ministri shtesë, kërkesë kjo që i është drejtuar edhe administratorit Steiner. Kryeministri Rexhepi thot se mundësitë më të mëdha janë në shtimin e ministrisë për energjetikë, dhe për këtë pritet hapja e një zyre. Kryeministri Rexhepi thot se edhe për politikën e jashtme ka gjasa që të gjendet ndonjë formë për prezentimin e Kosovës si hapja e zyrave ekonomike, kulturore dhe qështje të tjera.

Kryeministri Rexhepi thot se mundësit janë më të vogla që të merren ministrija e mbrojtes, drejtësisë dhe punëve të brendshme. Mirëpo Qeveria do të vazhdoi të ngulë këmbë në marrjen e të gjitha përgjegjësive. //ss//

XS
SM
MD
LG