Lidhje

Forcat izraelite vrasin 8 palestinezë - 2003-05-01


Forcat izraelite kryen një sulm në një lagje të qytetit të Gazës duke vrarë të paktën 8 palestinezë, mes të cilëve edhe një fëmijë 2 vjeçar.

Zyrtarët palestinezë thonë se të paktën 12 të tjerë u plagosën. Zona njihet si një prej bazave të grupit ekstremist Hamas. Ushtria izraelite njofton se 6 ushtarë u plagosën gjatë operacionit kundër një infrastrukture terroriste.

Në Bregun Perëndimor, njoftimet palestineze bëjnë të ditur se forcat izraelite vranë dy palestinezë në jug të Hebronit. Trupat izraelite kanë arrestuar dhjetra të dyshuar ekstremistë në Nablus, Kalkija, Hebron dhe Betlehem.

Incidentet e fundit ndodhën vetëm disa orë pasi Izraelit dhe Autoritetit Palestinez iu dorëzua zyrtarisht plani ndërkombëtar i paqes për Lindjen e Mesme.//kk//

XS
SM
MD
LG