Në Turqi, viktimat e tërmetit, të zemëruar si pasojë e ritmit të përpjekjeve të shpëtimit, u përleshën sot me policinë në pjesën jug-lindore të vendit.
Disa persona u plagosën gjatë përleshjes, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdonin të kërkonin për fëmijët e bllokuar mes rrënojave të shkollës së shembur nga një tërmet i fuqishëm, që ra dje në mëngjes.
Më shumë se 100 veta janë vrarë dhe disa qindra të tjerë janë plagosur nga tërmeti me një fuqi 6 presje 4 sipas shkallës Rihter. Pjesa më e madhe e viktimave ishin në qytetin kurd Bingol.
Mes viktimave janë të paktën 38 fëmijë, trupat e të cilëve u nxorrën nga rrënojat e shkollës së shembur 4 katëshe. 70 fëmijë nuk janë gjetur ende.
//rd//