Lidhje

Vritet një reporter i pavarur në Rripin e Gazës - 2003-05-03


Duke mbajtur flamurin e bardhë, James Miller, po xhironte një dokumentar me pamje të shtëpive të shembura në kampin e refugjatëve Rafah kur u godit nga ushtarët izraelitë. Autoritetet ushtarake izraelite thonë se trupat po zbulonin tunele që përdoreshin për futjen kontrabandë të armëve, kur u gjendën nën zjarrin e armëve dhe iu përgjegjën atij. Gazetari Miller u godit gjatë shkëmbimit të të shtënave.

Zoti Miller u dërgua me helikopter në një spital në afërsi por vdiq në fluturim. Ai po xhironte një dokumentar mbi ndikimin e dhunës tek banorët palestinezë dhe fëmijët. Ushtria izraelite shprehu keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e një civili në zonën e luftimeve.

Dje paradite ceremonia e varrimit të 12 palestinezëve të vrarë gjatë një sulmi izraelit u shndërua në një demonstratë masive kundër Izraelit dhe kryeministrit të ri palestinez. Dhjetra mijëra palestinezë marshuan nëpër rrugët e Gazës, gjatë funeralit të atyre që u vranë të enjten.

Shumë nga pjesëmarrësit në funeral ishin anëtarë të organizatave ekstremiste palestineze, Hamas, Xhihadi islamik dhe Brigadat e Martirëve al-Aqsa. Mes 12 palestinezëve të vrarë ishin një prodhues bombash artizanale i grupit Hamas dhe një fëmijë 2-vjeçar.

Ata thërrisnin, Jo, Jo, Abu Mazenit, siç quhet më shpesh kryeministri palestinez, Mahmud Abbaz. Zoti Abbaz e ka dënuar terrorizmin dhe një nga synimet e tij kryesore është çarmatimi i milicisë.

Ndërkaq, zyrtarë izraelitë thonë se kanë në plan të ndalojnë veprimtarët e huaj të paqes, të cilët përpiqen të veprojnë si mburoja njerëzore për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Zyrtarët izraelitë thanë se çdo i huaj që merr pjesë në aktivitete të tilla do të dëbohet dhe do të ndalohet të hyjë përsëri në Izrael dhe në teritoret e pushtuara.//ic//

XS
SM
MD
LG