Lidhje

Një force stabilizuese shumë-kombëshe për Irakun mund të dislokohet deri në fund të muajit - 2003-05-03


Ministri i jashtëm i Polonisë tha se elementët e parë të një force stabilizuese shumë-kombëshe për Irakun duhet të dislokohet deri në fund të muajit.

Planet për dislokimin e një force stabilizuese u njoftuan dje nga një zyrtar i lartë amerikan. Zyrtari i paidentifikuar amerikan u citua të ketë thënë se 10 vende kanë ofruar ushtarë për forcën e re.

Ndërkaq, zyrtarë të Kombeve të Bashkuara në Irak paralajmëruan për një katastrofë të mundshme humanitare në qoftë se nuk meren pasa të mnejëhershme për rivendosjen e energjisë elektrike, ujit të pijshëm dhe furnizimeve ushqimore për të gjithë irakianët.

Sot në Bagdad u rihapën shkollat për herë të parë që prej hyrjes së forcave amerikane në muajin mars. Mësuesit thonë se programi mësimor duhet të ndryshohet për të hequr pjesët e mësuara rreth Sadam Huseinit, nacionalizmit dhe partisë Baath.

Ndërkohë, irakianët kanë gjetur një varr masiv në periferi të qytetit antik të Babilonisë, që mendohet të ketë viktima të kryengritjes së vitit 1991 kundër Sadam Huseinit.

Agjencia Franceze e Lajmeve bëri të ditur se deri tani banorë të zonës kanë gjetur eshtrat e 35 njerzve dhe po vazhdojnë gërmimin në varr në jug të Babilonisë.

Disa banorë thanë se mbajnë mënd kamjonë që hidhnin trupa në atë vend. Njerzit që gërmojnë në varr sot thanë se shpresojnë të gjejnë të afërmit, që u arrestuan gjatë kryengritjes dhe nuk u panë më kurrë.

Mendohet se regjimi i Sadam Huseinit ka vrarë mijëra irakianë gjatë shtypjes së kryengritjes, e cila pasoi mundjen e Irakut në luftën e Gjirit Persik të vitit 1991.

//ze//

XS
SM
MD
LG