Lidhje

Koreja e Veriut kërcënon të tërhiqet nga bisedimet - 2003-05-05


Koreja e Veriut ka kërcënuar të tërhiqet nga të gjitha bisedimet mbi çështjen bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara nuk i përgjigjen pozitivisht asaj që Pheniani e cilëson si nismë të guximshme për zgjidhjen e krizës rreth programit të tij bërthamor.

Zyrtarë të administratës së Presidentit Bush thonë se ajo që Koreja e Veriut propozoi në bisedimet e muajit të kaluar në Pekin, nuk ishte gjë tjetër veç një listë e re kërkesah të vjetra. Mjetet koreanoveriore të informimit akuzojnë qeverinë amerikane se nuk po e përfill propozimin e Phenianit dhe thonë se qendrimi i Uashingtonit po vështirëson përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

Gazeta Nju Jork Tajms thotë se Shtetet e Bashkuara po e zhvendosin politikën ndaj Koresë së Veriut nga përpjekjet për bllokimin e prodhimit të materialeve bërthamore tek përpjekjet për parandalimin e eksportimit të tyre. Mirëpo, Shtëpia e Bardhë mohon se është bërë ndonjë ndryshim në politikën e saj ndaj Phenianit. //xh//

XS
SM
MD
LG