Lidhje

Presidenti Bush emëron të dërguarin e posaçëm në Irak - 2003-05-06


Presidenti Bush emëroi diplomatin me përvojë Paul Bremer, si të dërguarin e tij të posaçëm në Irak dhe për të mbikqyrur kalimin e vendit nën një qeverisje të re. Presidenti e bëri njoftimin e tij dje pas një takimi me zotin Bremer dhe me sekretarin e mbrojtjes Donald Rumsfeld.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Bremer do të mbikqyrë gjithashtu të gjitha përpjekjet amerikane të rindërtimit në Irak. Zoti Bremer do të jetë zyrtari më i lartë i koalicionit në Irak. Zyrtari më i lartë amerikan aktualisht në Irak, gjenerali në pension, Jay Garner, do të vazhdojë të qendrojë atje dhe gjenerali amerikan Tommy Franks, do të vazhdojë të jetë në krye të komandës së personelit ushtarak të koalicionit.

Ndërkohë, zyrtarë të Departamentit amerikan të shtetit pohuan se Saddam Husseini dhe familja e tij morën rreth një miliardë dollarë nga banka qendrore e Irakut, pak para fillimit të luftës.

Gazeta Nju Jork Tajms njoftoi dje se Kusei, djali i Sadam Huseinit, kishte organizuar tërheqjen e parave në orët e para të mëngjesit të 18 marsit, më pak se dy ditë para se të fillonin sulmet ajrore kundër Bagdadit.

Sipas gazetës, një zyrtar i pa identifikuar irakian tha se sasia e parave ishte aq e madhe, rreth 900 milionë dollarë amerikanë dhe 100 milionë euro, sa që për trasportimin e tyre u nevojiten tre kamionë. Zyrtarët amerikanë thonë se ata nuk e dinë se ku u dërguan paratë.

//ze//

XS
SM
MD
LG