Lidhje

Grupe të krimit të organizuar mund të kenë vjedhur objektet antike në Irak - 2003-05-06


Prokurori i Përgjithshëm amerikan, John Ashcroft thotë se Shteteve të Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur objektet antike artistike dhe kulturore të vjedhura gjatë luftës në Irak.

Zoti Ashcroft foli të martën në një takim ekspertësh ndërkombëtarë dhe zyrtarësh të rendit në Lion të Francës, gjatë ditës së dytë dhe të fundit të një konference që u përqendrua tek hartimi i një baze të dhënash për objektet që mungojnë në muzeumet e Irakut, pas plaçkitjeve të muajit të kaluar.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan tha se ka argumenta të forta që të bëjnë të mendosh se plaçkitja është kryer nga grupe kriminale të organizuara, që e kishin të qartë se çfarë do të merrnin.

Ai tha se agjencitë amerikane të ruajtjes së rendit dhe forca ndërkombëtare policore Interpol “nuk do t’i ndalin përpjekjet e tyre” derisa objektet e artit të kthehen në muzeumet e Irakut.//kk//

XS
SM
MD
LG